Prishtinë, 09 dhjetor 2025 08:14
Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të partive politike, të gjitha subjektet që garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë dorëzuar kandidatët e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkaq, Lista Serbe e ka bërë publik lajmin përmes llogarisë së saj në Instagram, duke njoftuar dorëzimin e listës me 33 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryesues i listës është presidenti i partisë, Zlatan Elek, ndërsa në prezantimin zyrtar Lista Serbe e përshkruan këtë grup si njerëz “të suksesshëm në planin familjar dhe profesional, me reputacion dhe njohuri, që gëzojnë respektin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”. Përdorimi i shprehjes “Kosova e Metohi” rikthen një retorikë nacionaliste që është e ndaluar dhe e kontestuar, duke evidentuar një qëndrim politik që sfidon shtetin e Kosovës dhe integritetin e tij territorial.
Shprehja e tillë që është vazhdimësi e saj, vë në dukje se Lista Serbe, edhe përmes përzgjedhjes së kandidatëve, vazhdon të promovojë agjendën e nacionalizmit serb, duke u përpjekur të riafirmojë lidhjen e serbëve lokalë me Beogradin dhe duke marginalizuar shtetësinë e Kosovës. Ky zhvillim ngre pyetje për qëndrimin e Listës Serbe ndaj institucioneve të Kosovës dhe mundësinë e ndikimit të politikës nacionaliste në proceset demokratike.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jenë një test i rëndësishëm për nivelin e përfaqësimit të komuniteteve dhe përballimin e retorikës nacionaliste që Lista Serbe vazhdon ta përdorë si mjet politik.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte