Prishtinë 8 Dhjetor 2025 15:48
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar të hënën pas publikimit të raportit të Komitetit të Ekspertëve të Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave, duke thënë se ky dokument ndërkombëtar vulos të gjitha vërejtjet që Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur prej vitesh për moszbatimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Serbi.
Sipas Rexhepit, raporti konstaton qartë se gjuha shqipe, edhe pse me status zyrtar në komunat me popullsi shqiptare, vazhdon të mos funksionojë në praktikë.
Institucionet shtetërore serbe, thuhet në dokumentin evropian, “nuk ofrojnë dokumente, formularë, platforma digjitale, tabela informuese apo komunikim zyrtar në gjuhën shqipe, ndërsa mungesa e stafit dygjuhësh vetëm sa thellon diskriminimin”.
Ai kujtoi se rekomandimet e Kartës Evropiane nuk janë zbatuar që prej vitit 2008, çka, sipas tij, e bën edhe më të rëndësishme vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë që rikonfirmojnë saktësinë e evidencave të paraqitura nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ndër vite.
Rexhepi rikujtoi se në shkurt të këtij viti, gjatë Tryezës së Implementimit të Kartës, në një takim trepalësh mes Komitetit të ekspertëve, Këshillit Kombëtar Shqiptar (të përfaqësuar nga Alban Alili), organizatës “The Future” dhe palës serbe, janë prezantuar rekomandime të qarta për përmirësimin e situatës.
“Pala serbe atëherë kishte pranuar detyrimet, përfshirë themelimin e ekipit të përkthyesve administrativë, përkthimin e dokumenteve zyrtare dhe funksionalizimin e platformave në gjuhën shqipe. Megjithatë, raporti i fundit vë në dukje se asnjë nga këto hapa nuk është ndërmarrë. Asnjë takim pasues nuk është thirrur dhe asnjë masë e dakorduar nuk ka hyrë në zbatim”, konsideron Rexhepi.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte