Prishtinë, 08 dhjetor 2025 15:24
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, ku ky këshill është konstituar dhe ka zgjedhur udhëheqësinë e re: kryetaren Anita Kadriu dhe nënkryetaren Edi Gaxha-Puka, të cilat do të drejtojnë punën e Këshillit në mandatin e ardhshëm.
Ministrja ka falënderuar të gjithë anëtarët për angazhimin dhe përgjegjësitë që bartin, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në proceset e licencimit, të cilat janë thelbësore për funksionimin dhe zhvillimin e sistemit të arsimit parauniversitar.
Ajo ka theksuar se roli i Këshillit mbetet qendror në sigurimin e standardeve profesionale të mësimdhënësve dhe se deri tani ka vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke përballuar sfida ligjore dhe ndërinstitucionale.
“Ka shumë punë përpara dhe jam tejet mirënjohëse për angazhimin e Këshillit deri më tani”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka thënë se disa sfida burojnë nga legjislacioni aktual, çështjet ndërinstitucionale dhe kufizimet ligjore dhe financiare, por se MAShTI mbetet i përkushtuar për të mbështetur Këshillin, duke siguruar që proceset e licencimit të jenë efikase, transparente dhe në shërbim të rritjes së cilësisë në arsim.
Anëtarët e Këshillit kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar angazhimin në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe bashkëpunimin e ngushtë me ministrinë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin