Prishtinë 6 Dhjetor 2025 21:02
Pas përfundimit të procesit të kalimit të pushtetit në komunat veriore, në Prishtinë janë dhënë mesazhe për kryetarët që i takojnë Listës Serbe. Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se do të ndërmerren veprime në rast se preken simbolet shtetërore.
Pavarësisht se një ditë më parë në komunat e veriut kaloi pa tensione dhe konform kushtetutës kalimi i pushtetit tek kandidatët e Listës Serbe që fituan zgjedhjet lokale, është shprehur drojë se nga ta mund të priten veprime që cenojnë rendin kushtetues.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë për Kosovapress se institucionet do të reagojnë nëse ndërmerren veprime të këtilla.
Haxhiu ka insistuar se Lista Serbe ka mbetur e njëjtë, pavarësisht se i është ndryshuar udhëheqja pas sulmit terrorist në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radoiçiq, i cili atëkohë ishte nënkryetar i këtij subjekti politik që ka mbështetjen e Serbisë.Prandaj, theksoi se ndërkombëtarët duhet ta mirëkuptojnë Vetëvendosjen që është kundër certifikimit të kësaj partie, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ata e dinë se kryetari formal i Listës Serbe është kryeterroristi Milan Radoiçiq, i cili nuk po dorëzohet nga Serbia në Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht, Lista Serbe dirigjohet nga Radoiçiq dhe nga Vuçiqi. Në këtë drejtim, ju e dini se asnjëherë Lista Serbe nuk është distancuar nga sulmi terrorist…”, ka shtuar ajo.
Në mbledhjen e 2 dhjetorit KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe, meqë krahas votës kundër që dhanë dy anëtarët e Vetëvendosjes, abstenuan shtatë anëtarë të tjerë. Vendimi nxiti reagime të mëdha ndërkombëtare.
E, të premten PZAP-ja e urdhëroi KQZ-në ta konfirmojë certifikimin, pasi konsideroi se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri