Prishtinë 5 Dhjetor 2025. 18:28
Presidentja Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke theksuar se “Kosova tashmë është shembull në respektimin e standardeve më të larta demokratike”. Ajo foli edhe për marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, përfshirë ato në veri, proces që u realizua sot.
Presidentja kërkoi urgjentisht heqjen e masave të Bashkimit Evropian, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe pa asnjë arsye, të cilat po dëmtojnë interesat e qytetarëve.
“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës. Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin