Prishtinë 5 Dhjetor 2025. 15:44
Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me prodhimin e parë të planifikuar për fundin e vitit 2026.
Ekspertët amerikanë e shohin këtë si një hap të duhur për forcimin e sigurisë. Por, paralelisht, ngrihen edhe pyetje mbi kapacitetet reale të Kosovës, sfidat teknike dhe implikimet rajonale që mund t’i sjellë kjo nismë.
Koloneli në pension i Ushtrisë amerikane, Ray Wojck, ka thënë se një nga gjërat pozitive për Kosovën falë pranisë shumëvjeçare të misionit të NATO-s, KFOR-i është marrëdhënia e ngushtë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me aleatët.
“Kosova e ka diskutuar këtë nismë veçanërisht me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy nga aleatët e saj më të afërt të cilët janë shumë mbështetës për të”, ka thënë ai.
Ndërsa, Argyro Kartsonaki nga Instituti për kërkime të paqes dhe politikat e sigurisë pajtohet se është logjike që një shtet i vogël të përpiqet të forcojë sigurinë e vet, por paralajmëron se këto veprime mund të perceptohen si kërcënim nga fqinjët.
“Kjo nuk do t’i ndryshojë dinamikat e sigurisë në Ballkan. Ajo që mund të bëj është që t’i ushqejë narrativat, t’i japë dhe një element propagandës dhe diskurseve populiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ajo.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës