Beograd 2 korrik 2025
“Njerëz nga Banjska janë në detyrë në Çaciland (parku Pinor ku edhe po zhvillohen protestat kryesore), të cilët i tërhoqën Vuçiçi dhe Radoiçiç. Dhe a e dini si? Duke i shantazhuar se do t’i dorëzohen Kurtit nëse nuk vijnë” – njoftuan në një mesazh të shkurtër Studentët në Bllokada, në rrjetet e tyre sociale, ku prej muajsh kanë reklamuar dhe informuar publikun për aktivitetet, qëndrimet dhe kanë dhënë informacione. Ky informacion vjen pas raportimeve në media për faktin se Parku Pionir, i cili ka qenë nën rrethim që nga pranvera nga grupet nën kontrollin e autoriteteve, dhe të cilin njerëzit e quajnë Çaciland, përmban persona nga i ashtuquajturi grupi paramilitar i Banjskës i Milan Radoiçiçit.
E gjitha filloi kur politikani serb i opozitës, Gjorgje Miketiç, postoi një fotografi të tre burrave në rrjetin social X në Vidovdan, duke pyetur nëse ishin njerëz nga Banjska.
Një ditë më vonë, mediat në Prishtinë publikuan disa pamje të tjera të ekranit nga videot e bëra para Presidencës së Serbisë më 28 qershor në Beograd, gjatë protestës së madhe studentore të Vidovdanit, duke theksuar se tani bëhet fjalë për persona që dyshohet se janë të angazhuar në sigurinë e Presidentit të Serbisë. Midis tyre janë Milorad Jevtiç i ashtuquajtur Miçko, Zharko Cvetkoviç, Vladimir Vuçetiç dhe Vukashin Jarediç.
Radio Evropa e Lirë më pas, duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, arriti të identifikojë dhe konfirmojë njërin prej këtyre personave – Vladimir Vuçetiç nga Mitrovica e Veriut, si një nga 45 personat nga aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj