Beograd 02 korrik 2025
Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, mbrëmë është ankuar ndaj vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Madje këtë veprim legjitim të institucioneve të Kosovës ai e ka quajtur si akt poshtërimi dhe tentim për ta dëbuar popullin serb nga veriu.
“Sot pamë se bënë lloj-lloj gjërash, Albin Kurti vendosi themelet e dy urave, por nuk mori pëlqimin e serbëve dhe njerëz nga Mitrovica e Veriut për një gjë të tillë, dhe se kjo do të thoshte poshtërim i popullit serb”, tha ai.
“Kjo do të thotë eksod përfundimtar. Ne protestuam te fuqitë perëndimore. Ne të gjithë do të duhet të punojmë së bashku dhe të bashkohemi për të shpëtuar atdheun tonë”, tha Vuçiç pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pranë urës kryesore.

Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak