Prishtinë 04 Dhjetor 2025 10:34
Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, tha se koordinimi ndërinstitucional dhe reagimi i shpejtë shpëtojnë jetë, minimizojnë dëme dhe parandalojnë kriza humanitare.
Për këtë arsye, nënvizoi Sveçla, vendi ynë është e përkushtuar ta avancojë arkitekturën e saj të emergjencave civile, duke investuar në kapacitete logjistike, teknologji moderne, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ai shtoi se në këtë rrugëtim roli i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, IHMK-së, Agjencisë së Pyjeve dhe institucioneve të tjera relevante është thelbësor.
“Si qeveri jemi të përkushtuar të forcojmë koordinimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, sepse reagimi efektiv ndaj fatkeqësive fillon nga komuniteti, nga qytetarët, të cilët duhet të jenë të informuar dhe të përgatitur mbi reagimin në situata emergjente. Kjo qesasje integruar forcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shtrin mbështetjen nga njohja e rrezikut deri te gatishmëria e plotë operative funksionale”, tha ai sot një punëtori të përbashkët ndër-institucionale të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kushtuar aktiviteteve të Instrumentit të Financimit të Ndihmës Teknike për Parandalimin dhe Gatishmërinë ndaj Fatkeqësive (TAFF 1 dhe TAFF 2), me synim forcimin e kapaciteteve të Kosovës në parandalim, gatishmëri dhe reagim ndaj fatkeqësive.
Ai foli edhe për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, ku sipas Sveçlës, përballë këtyre sfidave është i një rëndësie të jashtëzakonshme.
Sveçla shprehu mirënjohje për Komisioni Evropian dhe me ndihmën e Bankës Botërore dhe Fondit Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR), për mbështetjen e vazhdueshme e të çmuar përmes projekteve TAF1 dhe TAF2.

Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare