Prishtinë 03 Dhjetor 2025 17:58
Gjatë një konference për shtyp, pasi ministrat e jashtëm të bllokut u takuan në Bruksel për të diskutuar për Ukrainën, Mark Rutte tha se aleatët e NATO-s mbeten “plotësisht të përkushtuar” ndaj vlerësimit se Rusia është kërcënimi më i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre.
Rutte theksoi se nuk ka “asnjë arsye për të debatuar rezultatin e konceptit strategjik”.
I pyetur për akuzat se Moska po përpiqet të minojë sanksionet e SHBA-së dhe për raportimet se Kremlini i ka thënë “jo” propozimeve të fundit amerikane për paqe, Rutte u përgjigj se vetëm një njeri “është në gjendje të thyejë bllokimin” në luftën në Ukrainë: Donald Trump.
Sipas tij, presidenti amerikan është angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje paqeje “që nga shkurti”, por procesi do të jetë “hap pas hapi”, dhe ai vetë nuk dëshiron “ta bëjë më të vështirë arritjen e marrëveshjes duke komentuar çdo hap ndërmjetës”.
Duke folur për programin PURL – iniciativën e SHBA-së dhe NATO-s për furnizimin e Ukrainës me armë – Rutte tha se vetëm “një grusht kombesh” nuk janë angazhuar ende, ndërsa “dy të tretat” e aleatëve tashmë kanë dhënë mbështetje, shkruan Guardian.
Ai theksoi se ndarja e barrës është përmirësuar dhe se aleanca ka siguruar një “rrjedhë të qëndrueshme armësh” për Kievin, duke i dërguar një sinjal Rusisë se “ne nuk do të largohemi”.
Ai u pyet edhe për rritjen e masave ushtarake në Evropë – përfshirë rekrutimin, zgjatjen e shërbimit dhe mobilizimin e grave.
Shefi i NATO-së tha se ky reagim është i domosdoshëm, pasi Rusia po shpenzon “40% të buxhetit të saj shtetëror për mbrojtje”.
Ai nënvizoi rëndësinë e objektivit të NATO-s për 5% investim në mbrojtje dhe të rritjes së kapaciteteve të industrisë së armëve për të përballuar kërkesën.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro