Prishtinë 02 Dhjetor 2025 15:48
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit.
Ai shtoi se këto veprime synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.
“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njëjtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit. “Për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, puna e institucioneve të rendit do të vazhdojë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin