Prishtinë, 1 dhjetor 2025 21:05
Rastet e dyshuara për spiunazh në Kosovë në vitin e fundit kanë qenë shqetësuese për sigurinë nacionale të Republikës. Nga qershori i 2024-s e deri më tani, shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin për spiunazh te shërbimet inteligjence serbe.
Më shumë se gjysma e tyre janë shqiptarë të Kosovës. Disa prej tyre ngarkohen me akuza se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente te BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, e institucione të tjera të sigurisë.
Veprimet e tilla të bashkëpunimit dhe spiunazhit me BIA-n serbe po cilësohen tejet të rrezikshme për sigurinë kombëtare të vendit.
Si njohës i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, thotë se dëmet që mund të shkaktohen nga këta individë janë të mëdha.
“Në aspekti e sigurisë kanë ndikuar qetësimin e qytetarëve dhe gjithë banorëve dhe qetësimin e sigurisë nacionale duke pas parasysh se çfarë dëme mund të shkaktojnë këta persona me vetëdije ose pavetëdije, duke pasur parasysh që spiunazhi është formë e kriminaliteti tepër penale tepër e rëndë komplekse dhe tepër e mundimshme për të zbuluar andaj nevojiten edhe fakte të mëdha”, tha ai për RTK.
Edhe njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami, thekson se numri i atyre që bashkëpunojnë me Serbinë është i madh, prandaj beson në arrestime të tjera.
“Janë arrestuar persona të dyshuar dhe disa janë dënuar, këta konsiderohen që janë të rrezikshëm dhe kur kihet parasysh që një numër jo i vogël, rreth 7-8 veta janë arrestuar dhe do të gjykohen e disa janë gjykuar, unë konsideroj se numri qoftë i informatorëve, qoftë i bashkëpunëtorëve apo edhe i agjentëve serbë, është shumëfish më i madh”, tha ai.
Muharrem Qerimi, Bedri Shabani, Aleksandër Vllajiq, Bojan Jevtiq, Hysri Selimi, Jelena Gjukanoviq dhe Fatmir Sheholli, janë të arrestuar e dënuar mbi dyshimin e veprës penale për spiunazh.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin