Prishtinë, 1 dhjetor 2025 09:59
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se puna për instalimin e filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” pritet të fillojë në prill të vitit 2026, pasi tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e projektit.
Ky investim, i financuar nga BE-ja, synon të ulë në mënyrë të ndjeshme emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në gjithë territorin e Kosovës dhe më gjerë në rajon. Projekti vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe forcimit të standardeve mjedisore të vendit.
Bashkimi Evropian rikujton se vazhdon të jetë partneri kryesor i Kosovës, me rreth 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999.
“Me kushtet e përmbushura, punimet për instalimin e filtrave të financuar nga BE-ja në Termocentralin ‘Kosova B’ do të fillojnë në prill 2026. Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx – dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit në të gjithë Kosovën dhe rajonin. Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Nëpërmjet këtij projekti, institucionet evropiane synojnë të mbështesin Kosovën në tranzicionin e saj drejt standardeve më të larta mjedisore dhe energjetike.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin