Prishtinë, 30 nëntor 2025 17:09
Pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese të dheut në ishullin indonezian Sumatra, numri i të vdekurve vazhdon të rritet.
Sipas autoritetit kombëtar të menaxhimit të fatkeqësive, 442 persona kanë humbur jetën, 402 të tjerë konsiderohen ende të zhdukur dhe rreth 290 mijë janë të pastrehë në provincat e Aceh, Sumatra Veriore dhe Sumatra Perëndimore.
Për gati një javë, reshjet e pandërprera kanë çuar në përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje masive të dheut, të cilat tani prekin mbi një milion njerëz.
Rajone të tëra janë të izoluara nga bota e jashtme, thanë autoritetet. Për të mbijetuar, banorët në Sumatrën Veriore në zonat e prekura u detyruan të grabisnin ushqim dhe ujë të pijshëm nga supermarketet, sipas autoriteteve.
Dërgesat e ndihmave po përparojnë ngadalë për shkak të kushteve të motit dhe rrugëve të shkatërruara. Disa nga zonat më të goditura tani janë të arritshme vetëm nga ajri ose deti.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro