Prishtinë, 26 nëntor 2025 19:24
Zjarri shkatërrues në Hong Kong ka shkaktuar të paktën 36 viktima dhe ka lënë 279 persona të zhdukur, sipas udhëheqësit të qytetit, John Lee.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në një nga komplekset më të mëdha të banimit në Territoret e Reja, duke u përhapur me shpejtësi në shtatë ndërtesa të larta apartamentesh.
Të paktën 33 persona u plagosën, ndërsa 29 mbeten të shtruar në spital. Autoritetet bënë të ditur se më shumë se 700 banorë u evakuuan në strehimore të përkohshme, ndërsa qindra zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët. Shpërthimi i zjarrit u favorizua nga skelat prej bambuje dhe rrjetat e ndërtimit të vendosura rreth ndërtesave, të cilat e përhapën flakën me shpejtësi.
Kompleksi banesor, i përbërë nga tetë ndërtesa me afro 2000 apartamente dhe rreth 4800 banorë, përfshirë shumë të moshuar, u përball me një prej fatkeqësive më të rënda të viteve të fundit.
Zjarri konsiderohet më vdekjeprurësi në Hong Kong që nga viti 1996, kur 41 persona humbën jetën në një ndërtesë tregtare në Kowloon.

Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara