Prishtinë, 26 nëntor 2025 08:39
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që mund të udhëtojnë drejt Kosovës gjatë festave të fundvitit, që të shmangin kalimin nëpër Serbi.
Këtë thirrje, presidentja e vendit e bëri gjatë pritjes së ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili u lirua disa ditë më parë nga paraburgimi në Serbi, ku kishte qëndruar për muaj të tërë.
“Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet.
Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit, sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb”, ka shkruar në Facebook presidentja e Republikës së Kosovës.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës