Prishtinë 20 Nëntor 2025 11:45
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake tre vjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të FSK-së.
Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës që diplomuan me sukses të lartë ishin: Nëntoger Shumëzim Karaqica, drejtimi ushtarak Logjistike/Mirëmbajtje, Nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak Logjistikë/ Furnizim, Nëntoger Xheladin Kurtaj në drejtimin ushtarak Xhenio Luftarake dhe Nëntoger Fatlum Agushi në drejtimin ushtarak IT ushtarake.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesëehr), stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës, familjarë të kadetëve, mysafirë të nderit.
Me fjalë rasti u adresuan Atasheu i Mbrojtjes Kolonel Bekim Zejnullahu, Drejtori i Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar nga Ministria e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Ajeti si dhe shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar të Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesëehr) Kolonel Christian Schmidt.
Me këtë rast u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Ministrisë së Mbrojtjes/Ushtrisë Gjermane në arsimimin dhe trajnimin e oficereve të FSK-së si dhe vlerës që i japim partneritetit me Forcat e Armatosura Gjermane.
“Bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, gjatë viteve ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sot oficerët tanë të sapo emëruar, bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së – të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim”, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë