Prishtinë 18 Nëntor 2025 17:43
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim mirëseardhës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral Brigade Federico Collina.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit brenda FSK-së, përfshirë trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe sfidat me të cilat përballet forca.
Po ashtu, Jashari dhe Collina diskutuan edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për sfidat e përbashkëta që ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm.
Të dy komandantët theksuan rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes FSK-së dhe KFOR-it, i cili, sipas tyre, mbetet i domosdoshëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin