Prishtinë, 30 qershor 2025
Sipas një njoftimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ndalohet importimi i gjedheve dhe i nënprodukteve të tyre, nga zona e Lombardisë – Itali, pas shpërthimit të një sëmundje e quajtur ” LSD ” (Sëmundja gungore e lëkurës) .
Më poshtë e keni edhe njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
NJOFTIM Ndalohet importi i gjedheve dhe nënproduktit të tyre ( lëkura) nga zona e Lombardisë Itali pas shpërthimit të LSD Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendosë masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës. Në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme per të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se shëndetit ë kafshëve në Kosovë. Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes. Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sajë.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi