Prishtinë 15 Nëntor 2025. 13:39
Në Selanik është nënshkruar sot Memorandumi i Bashkëpunimit mes Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Federatës Greke të Turizmit FedHATTA, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet turistike mes Kosovës dhe Greqisë.
Sipas njoftimit të UTK, Memorandumi synon të forcojë partneritetin profesional ndërmjet dy organizatave dhe të krijojë baza të qëndrueshme për zhvillimin e përbashkët të sektorit të turizmit.
“Marrëveshja përfshinë rritjen e bashkëpunimit profesional, zhvillimin e paketave të përbashkëta turistike, shtimin e fluksit të turistëve në të dy vendeve si dhe organizimin e panaireve, eventeve B2B dhe aktiviteteve promocionale të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Kjo arritje thuhet se u mundësua falë angazhimit të Unionit të Turizmit të Kosovës, si dhe mbështetjes së Ambasadorit të Kosovës në Greqi, Fitim Gllareva, dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Tutje theksohet se Memorandumi konsiderohet një hap i rëndësishëm për industrinë e turizmit dhe një sinjal i qartë pozitiv në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë.

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales
Nata e katërt e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Zubin Potok, është Sali Mziu
Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Zubin Potok konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci
Shënohen dy viktima dhe shtatë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë
Dy serbë të ndaluar në Jarinjë, pesë thika dhe “simbole nacionaliste” të sekuestruara