Prishtinë 11 Nëntor 2025 14: 53
Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës është nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA 2025) , një ngjarje prestigjioze që ka mbledh përfaqësues të 16 vendeve nga e gjithë bota.
Ky simpozium shënon një moment historik për Akademinë e Mbrojtjes, duke e pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak dhe akademik.
“Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja, ide dhe praktika më të mira në fushën e arsimimit ushtarak, lidershipit, inovacionit pedagogjik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri dhe stabilitet.
Ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e edukimit ushtarak në Kosovë dhe për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në paqe, zhvillim dhe siguri globale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë