Prishtinë 11 Nëntor 2025 11:42
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtuesit e Helvetas Swiss Intercooperation: Drejtorin Ekzekutiv, Melchior Lengsfeld; Drejtorin Rajonal për Evropën Lindore, Matthias Herr; Drejtorin e Helvetas në Kosovë, Ertan Munoglu; dhe zyrtaren e lartë të Helvetas në Kosovë, Mimoza Shehu Musa.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Helvetas, e cila prej më shumë se dy dekadash kontribuon në zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale dhe qeverisjen e mirë në vend, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Bëhet e ditur se me këtë rast Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Helvetas që nga viti 2001, veçanërisht përmes projekteve si DEMOS, që mbështet 38 komuna për qeverisje lokale demokratike; GPEK, që ndihmon tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër; dhe RECONOMY, që fuqizon gratë dhe të rinjtë për mundësi të reja punësimi. Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me prioritet si zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, përfshirja e diasporës dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
Drejtori Ekzekutiv i Helvetas, Melchior Lengsfeld, vlerësoi progresin e Kosovës në zhvillim institucional dhe demokratik, si dhe gatishmërinë e Qeverisë për partneritet strategjik, duke theksuar përkushtimin e organizatës për të vazhduar mbështetjen në fushat e qeverisjes lokale, zhvillimit ekonomik dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Gjithashtu bëhet e ditur se palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të projekteve aktuale dhe për të identifikuar mundësi të reja që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin