Prishtinë, 10 nëntor 2025 15:17
Diplomati amerikan, Christoher Hill është dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hill i cili mban kodin 1DW-008, është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq.
Paraprakisht, u pranua në listën e provave materiale një dokument me kërkesë të mbrojtjes, e që është një pjesë e një videoje e cila do të përdoret me këtë dëshmitar.
Kjo kërkesë nuk ishte kundërshtuar nga Prokuroria.
Lista e rishikuar e provave materiale, u obligua që të dorëzohet nga mbrojtja më së voni deri të premten.
Për këtë dëshmitar u vendosen masa që kanë të bëjnë më atë se dëshmia e tij do të kufizohet në tema të caktuara sipas asaj që është kërkuar nga dhënësi i informacionit.
Po ashtu, ky dëshmitar mund të refuzojë që të përgjigjet në pyetje që përbëjnë përgjgje konfiidenciale.
Si dhe me këtë dëshmitar do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i autorizimit të informacionit.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.
Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams.
Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.
Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës