Prishtinë, 8 nëntor 19:04
Në prag të sezonit të ftohtë, kur konsumi i energjisë elektrike zakonisht rritet ndjeshëm, KESCO ka nisur një fushatë vetëdijësuese për kursimin e energjisë elektrike, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për përdorim më efikas dhe më të qëndrueshëm të energjisë.
Përmes kësaj fushate, KESCO do të publikojë shembuj konkretë të faturave të energjisë elektrike, duke krahasuar shpenzimin dhe koston mes viteve – përpara dhe pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji në maj të vitit 2025. Këto krahasime do t’i ndihmojnë konsumatorët të kuptojnë më qartë ndikimin e tarifave të reja në faturat mujore dhe rëndësinë që ka kursimi në uljen e kostos.
Në këtë periudhë të ftohtë, një nga faktorët kryesorë të rritjes së konsumit mbetet ngrohja me energji elektrike, prandaj kursimi bëhet më i rëndësishëm se kurrë. Përmes postimeve dhe këshillave praktike nga ekspertët e kursimit, KESCO do të ofrojë udhëzime të thjeshta për uljen e konsumit, pa ndikuar në komoditetin e përditshëm të familjeve.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës