Hani i Hotit, 8 nëntor 2025 15:35
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka bllokuar në Shkodër një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia.
Ngarkesa është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, teksa po hynte në territorin shqiptar nga Mali i Zi.
Edhe pse kjo sasi mund të konsiderohet e pranueshme në vendet e Bashkimit Evropian, standartet shqiptare janë më të rrepta dhe nuk e lejojnë hyrjen e këtij produkti në treg.
Sasia e bllokuar, që ishte e destinuar për qytetin e Elbasanit dhe e kategorizuar si misër blegtoral, është ndaluar menjëherë nga AKU Shkodër për të shmangur çdo rrezik potencial për shëndetin e kafshëve dhe konsumatorëve.
Ndërkohë, autoritetet e AKU-së në Shkodër kanë ndërhyrë edhe në një fermë qumështi në fshatin Trush, ku pas inspektimeve janë konstatuar disa parregullsi në procesin e prodhimit dhe ruajtjes së produktit.
Si pasojë, subjekti është bllokuar deri në plotësimin e kushteve të nevojshme higjieno-sanitare. AKU ka theksuar se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante