Prishtinë 29.06.202025
Edhe seanca e 39-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet sot, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej disa javësh. Deputetët nuk arritën të sigurojnë kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e organeve tjera parlamentare.
Mungesa e konsensusit ndërmjet partive politike dhe përplasjet për ndarjen e posteve udhëheqëse janë duke e penguar funksionalizimin e legjislativit të ri.
Në deklaratat e tyre për media, përfaqësues të disa partive opozitare fajësuan Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të këtij procesi.
Zvarritja e këtij procesi mund të ketë ndikim negativ edhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Në mungesë të ndonjë marrëveshjeje konkrete, nuk është caktuar ende data për një seancë të re, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka lënë të qartë se vonesat e pajustifikuara përbëjnë shkelje të rendit kushtetues.
Situata mbetet e pa kjartë, ndërsa vendi edhe më tutje pa një Kuvend funksional.

Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha
Hapet konkursi për specializime në shëndetësi, në dispozicion 313 vende
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000