Prishtinë, 5 nëntor 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në pesë vjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish- krerëve të UÇK-së ka publikuar letrën të cilën në vitin 2022 ia kishte dërguar Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Në këtë letër Kurti kishte kërkuar lirimin e ish- krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se këtë letër e ka bërë publike pasi beson që është e drejtë që ata të kthehen dhe të mbrojnë luftën çlirimtare në Kosovë.
“E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”, ka shkruar Kurti.

Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok
Varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh
Kurti i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara
Eksporti i mallrave arriti në 226.6 milionë euro
Kamberi: Serbia po i mohon krimet e kryera në Kosovë, kemi propozuar projekt-rezolutë për verifikimin e tyre
Fetoshi: Propaganda serbe e komplekson edhe gënjeshtrën
Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos