Prishtinë 04 Nëntor 2025
(E plotësuar, 12:38) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së e ka propozuar nënkryetarin e këtij subjekti, Glauk Konjufca për mandatar të dytë për kryeministër të Kosovës.
Kurti gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ka thënë se këtë propozim e bën për shkak të besimit të madh që ka për Konjufcën, por edhe për shkak që të mos shkohet në zgjedhje të reja.
Lajm në përditësim…
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm në takimin e tyre të 60-të tha se është e qartë se në historinë 12 vjeçare të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale nga cikli në cikël, LLV-ja po rritet, sipas tij, çdo herë e më shumë.
“Ky është një tregues se organizata jonë po bëhet alternativa më serioze dhe po gjen mbështetjen e qytetarëve edhe aty ku ndjehet më së afërmi, nëpër komuna. Nga një komunë e fituar më 2013 që ishte kryeqyteti, në tri komuna në vitin 2017, në katër komuna në vitin 2021, tash në vitin 2025 me tri komuna të fituara pa balotazh e 12 komuna të tjera në balotazh e shumë afër fitores. Nga 69 asamblistë të fituar në zgjedhjet 2013, në 127 në vitin 2017, 176 në vitin 2021 edhe 177 në vitin 2025. Kjo është rritja e vazhdueshme e LVV në nivel lokal”, tha Kurti.
Në këtë mbledhje në rend dite është edhe caktimi i mandatarit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë