Prishtinë 04 Nëntor 2025
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit sindikal ndërkombëtar dhe me synim thellimin e marrëdhënieve profesionale ndërmjet organizatave policore, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Lituanisë (LPPS).
Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm institucional që konsolidon partneritetin sindikal, solidaritetin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dy vendet.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti dhe presidentja e Sindikatës së Policisë së Lituanisë, Roma Katinienė, duke vënë themelet e një partneriteti të qëndrueshëm në fushat sindikale, sociale dhe profesionale.
Ky bashkëpunim synon: Forcimin e solidaritetit ndërkombëtar sindikal midis policive të dy vendeve; Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë; Zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe mirëqenia sociale dhe; Rritjen e ndërveprimit profesional dhe institucional përmes takimeve, trajnimeve dhe vizitave studimore të ndërsjella.
“Marrëveshja shënon një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e veprimtarisë sindikale të SPK-së, duke e pozicionuar atë si një faktor të rëndësishëm në rrjetin evropian të bashkëpunimit sindikal policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë vizitës, delegacionet e të dy sindikatave zhvilluan takime zyrtare në Pejë, ku vizituan institucione dhe objekte kulturore, si dhe diskutuan projektet që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të avancojnë mirëqenien e oficerëve të policisë në Kosovë dhe Lituani.
“Kjo marrëveshje përfaqëson një dëshmi të qartë të fuqisë së solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si vlera thelbësore të sindikatave moderne, të përkushtuara ndaj mbrojtjes së të drejtave, dinjitetit dhe zhvillimit të anëtarëve të tyre”, thuhet në njoftim.

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
Historianë e profesorë zbardhin dëshmi të krimeve serbe në Vushtrri gjatë luftës
Brenda vagonit të kujtesës, Haxhiu viziton Muzeun “Eksodi ’99” në Prishtinë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkon ndërprerjen e punës në ndërtimtari gjatë orëve të pikut të temperaturave
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
Terras: Shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese