Mitrovicë e Veriut, 3 nëntor 2025
Komuna e Mitrovicës së Veriut po përmbyll me sukses projektet kapitale gjatë këtij viti kalendarik, në dobi të qytetarëve. Këto projekte janë financuar kryesisht nga buxheti publik i komunës, por edhe përmes bashkëfinancimit me donatorë dhe organizata ndërkombëtare.
Pas përfundimit, pak javë më parë, të parkut publik, këto ditë ka përfunduar edhe ndërtimi i parkut për fëmijë pranë “Tre Rrokaqiejve” dhe “Kodrës së Minatorëve”.
Në njoftimin për publikun, Komuna e Mitrovicës së Veriut bën të ditur se, falë implementimit nga organizata SIT dhe financimit nga DRC, është përfunduar me sukses renovimi i parkut për fëmijë në zonën e “Tre Rrokaqiejve” dhe “Kodrës së Minatorëve”.
“Ky projekt u realizua në bashkëpunim mes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe organizatës SIT, duke krijuar një hapësirë më të sigurt dhe më të këndshme për lojë dhe relaksim për fëmijët dhe komunitetin.
Në kuadër të këtij projekti janë kryer restaurimi i ulëseve, vendosja e koshave për mbeturina, si dhe pastrimi i shkallëve, duke siguruar një mjedis më të pastër dhe më të rregullt për banorët e zonës”, thuhet në njoftim.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar hapësirave publike – theksohet në njoftim – duke shtuar se, falë bashkëpunimit me qytetarët, qyteti po bëhet çdo ditë më i gjelbër, më i pastër dhe më mikpritës për të gjithë.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit