Gjilan 27 Tetor 2025
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka vendosur sisteme kamerash në rrugët publike të teknologjisë së fundit.
Sipas njoftimit të komunës ky sistem i kamerave që ekziston vetëm në Londër e New York mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR) dhe integron të gjitha kamerat në një platformë të vetme menaxhimi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tash ka më shumë siguri për Gjilanin tonë.
“Kemi pranuar një donacion të rëndësishëm nga miqtë tanë në Angli për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të kamerave në qytet”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se ky sistem i gjeneratës së fundit, me rezolucion të lartë dhe inteligjencë artificiale (AI), mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR) dhe integron të gjitha kamerat në një platformë të vetme menaxhimi.
“Për momentin, këto sisteme kamerash ekzistojnë vetëm në Londër e New York, e nga sot edhe në Gjilanin tonë”, tha Hyseni, thuhet në komunikatë.
Kryetari i Gjilanit, më tej shtoi se një donacion shumë i vlefshëm si ky, do ta rrisë dukshëm sigurinë publike të qytetit tonë dhe është hap i madh për një Gjilan më të sigurt dhe më modern.
Ai falënderoi nga zemra për donacionin miqtë nga Anglia.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit