Prishtinë 05 Nëntor 2025
Sot është bërë përurimi i “Dhomës mike”, në stacionin policor Zveçan, e cila synon të krijojë një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës për viktimat e dhunës në familje gjatë procesit të intervistimit, donacion ky i KFOR-it, përfaqësues të lartë të së cilës forcë ishin të pranishëm në ceremoni.
Përveç tyre në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri dhe eprorë nga stacioni policor në Zveçan.
“Në një fjalë rasti, stafi komandues nga Drejtoria Rajonale falënderuan KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e “Dhomës mike”, e cila do të ofrojë kushte optimale për intervistimin dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje, veçanërisht për gratë dhe fëmijët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje dhe realizimin e projekteve të tjera në të ardhmen.
Policia thotë se ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e një ambienti të përshtatshëm për viktimat e dhunës në familje.
“Dhoma mike” është një hapësirë e renovuar dhe e pajisur me mobilie, kënde të posaçme dhe lodra për fëmijë, që synon të krijojë një ambient të sigurt, të rehatshëm dhe mbështetës për viktimat e dhunës në familje gjatë procesit të intervistimit dhe akomodimit të përkohshëm”, thotë Policia e Kosovës

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit