Prishtinë, 2 nëntor 2025
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se kërkesa në rritje për energji po shkakton mbingarkesa në rrjet.
Në njoftimin e KEDS-it në Facebook, ku ka bashkëngjitur edhe infografikën është paraqitur ngarkesa maksimale mujore e energjisë elektrike për këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për çka thuhet se po arrin nivele rekord.
“Siç shihet qartë, kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh. Kjo rritje po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjet, sidomos për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
KEDS-i ka theksuar se kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin