Prishtinë 30 Tetor 2025
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës pas njohjes së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë.
Nga Ambasada Gjermane u theksua se janë të lumtur me këtë dinamikë pozitive, duke u bazuar në faktin se kjo është njohja e tretë këtë vit, pas Sudanit dhe Kenias.
“Urimet e mia më të sinqerta për Presidente Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mirë që Kosovës është njohur nga Siria! Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania ka mbështetur gjithmonë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.
Lajmin për njohjen e Kosovës nga Siria e kumtoi vetë Presidentja Vjosa Osmani nga Riadi. Ajo falënderoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, i cili sipas saj, bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës