Prishtinë 29 Tetor 2025
esidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar me presidentin bullgar për çështjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe avancimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Radevin e ka cilësuar mik të Kosovës dhe mbështetës të aspiratave euroatlantike.
Liderët u takuan në Riad. Osmani po qëndron atje me ftesë të princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe do të marrë pjesë në forumin për investime dhe inovacion “Future Investment Initiative”.
“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kosova po përballet me masa nga BE-ja për shkak të, siç është thënë, tensioneve të para disa vitesh në veri. E Kosova po ashtu është i vetmi vend evropian që ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe ende nuk e ka statusin e kandidatit.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës