Mitrovicë e Veriut, 28 tetor 2025
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut janë hasur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës.
“Sot, më 28 tetor 2025, qytetarë dhe përgjegjës të mirëmbajtjes së varrezave në veri të Mitrovicës kanë hasur në eshtra (mbetje mortore) që potencialisht mund t’iu përkasin viktimave të luftës,” thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje ka dalë ekipi i përbashkët i përbërë nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ekipi ka bërë verifikimin fillestar dhe, pas konstatimit nga eksperti mjeko-ligjor, janë ndërmarrë procedurat për tërheqje,” thuhet më tej.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë për bashkëpunimin me qytetarët, duke theksuar se raportimet e tyre janë të një rëndësie të veçantë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.
“Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur,” përfundon njoftimi.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës