Mitrovicë e Veriut, 27 tetor 2025
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Mitrovicës së Veriut, gjatë këtij viti është shënuar një rritje e ndjeshme e të hyrave vetanake krahasuar me dy vitet e mëparshme.
Të hyrat e përgjithshme për vitin 2025 arrijnë në 147.849 euro, që është më shumë se dyfish në krahasim me vitin 2024, kur të hyrat ishin 73.939 euro, dhe madje më shumë se pesëfish krahasuar me vitin 2023.
Rritja më e madhe është regjistruar në muajin shtator, kur të hyrat vetanake arritën në 58.337 euro, që paraqet një rritje prej 417% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Një rritje e konsiderueshme është vërejtur edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kur të hyrat ishin mbi 200% më të larta në krahasim me vitin 2024.
Këto rezultate tregojnë për përmirësim të disiplinës fiskale, mbledhje më efikase të taksave lokale, si dhe për forcim të ekonomisë lokale. Rritja e të hyrave vetanake i mundëson komunës të investojë më shumë në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte zhvillimore me rëndësi për qytetarët.
Drejtoria për Buxhet dhe Zhvillim Ekonomik thekson se është planifikuar që deri në fund të vitit të arrihet një nivel edhe më i lartë i mbledhjes së të hyrave, me ç’rast Mitrovica e Veriut do të forcojë më tej pavarësinë financiare dhe stabilitetin e financave publike lokale.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit