Prishtinë, 26 tetor 2025
Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje të zgjeruar armëpushimi të dielën gjatë një ceremonie në të cilën mori pjesë Presidenti i SHBA-së Donald Trump , kërcënimet e të cilit për presion ekonomik i nxitën të dy vendet të ndalonin përleshjet përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm në fillim të këtij viti.
Sipas raportimit të Associated Press, Tajlanda do të lirojë të burgosurit kamboxhianë dhe Kamboxhia do të fillojë tërheqjen e artilerisë së rëndë si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.
Vëzhguesit rajonalë do të monitorojnë situatën për t’u siguruar që luftimet të mos rifillojnë.
“Ne bëmë diçka që shumë njerëz thanë se nuk mund të bëhej”, tha Trump.
Kryeministri kamboxhian, Hun Manet e quajti atë një “ditë historike”, dhe kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul tha se marrëveshja krijon “gurët themelorë për një paqe të qëndrueshme”.
Ceremonia ishte ngjarja e parë e Trump pas mbërritjes në samitin vjetor të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore , të organizuar në Kuala Lumpur.
Udhëtimi, pritet të vazhdojë me vizita në Japoni dhe Korenë e Jugut dhe një takim të mundshëm me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona