Prishtinë 25 Tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të bëjë të ditur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e skenës politike pas përfundimit të mandatit të saj në pranverën e vitit të ardhshëm.
Megjithatë, shefja e shtetit ka theksuar se vendimi për të mbetur aktive në politikë i takon popullit të Kosovës.
Ajo ka shtuar se nëse qytetarët e dëshirojnë, do të vazhdojë të japë kontributin e saj për vendin.
“Unë nuk mendoj asnjëherë se ku do të jetë Vjosa Osmani, mendoj gjithmonë vetëm se ku do të mbetet Republika e Kosovës, dhe në qoftë se populli i Kosovës dëshiron që unë akoma të jap kontribut për Republikën tonë, atëherë do të vazhdojë ta jap atë kontribut. Nëse qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë të më shohin duke dhënë kontributin në politikë, unë gjej mënyra të tjera për të kontribuar për shtetin tim. Çka është më rëndësi është që unë do të vazhdojë të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë kontribut qoftë profesional qoftë politik.”, ka deklaruar ajo për DW.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës