Prishtinë 27.06.2025
Institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës kanë vlerësuar se ka përpjekje që tubimi në Gazimestan në shënimin e festës së Vidovdanit të jetë masiv, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pushteti në Serbi mund të nxisë incidente në Gazimestan, që ta heqë vëmendjen nga protestat e brendshme që do të zhvillohen nesër në Beograd.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të respektojnë ligjin, dhe të mos bien pre e provokimeve.
“Për të hequr vëmendjen nga protestat antiqeveritare në të njëjtën ditë në Serbi, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan. Sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë sa më masiv. Prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja që të vijnë nesër në Kosovë. Tradicionalisht grupet e tilla kanë qenë provokuese. U bëjmë thirrje bashkëqytetarëve, sidomos komunitetit serbë të respektojnë ligjin. U bëjmë thirrje bashkatdhetarëve që të mos bien pre e provokimeve nesër”, ka thënë ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj