Londër 22 Tetor 2025
Mbrëmë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mbretërore (“Royal Reception”) të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër. Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”.
Në këtë pritje, përveç kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Gjatë kësaj mbrëmjeje solemne, Kryeministri Kurti pati mundësinë të bisedojë me Madhërinë e Tij, Mbretin Charles III, kryeministrin e Mbretërisë se Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe barazisë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës