Prishtinë, 22 tetor 2025
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit, shkruan Veritasinfo.
Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.
Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.

Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë