Prishtinë 21 Tetor 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar kryeministren e re të zgjedhur të Japonisë, Sanae Takaichi.
Me anë të një postimi në X, Osmani shkroi se Kosova e vlerëson miqësinë me Japoninë, teksa ka shprehur interesimin për bashkëpunim me kryeministren Takaichi.
“Urime të përzemërta për Sanae Takaichi për zgjedhjen si Kryeministre e Japonisë. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e kahmotshme me Japoninë, një aleat i palëkundur i popullit tonë. Me padurim presim të punojmë me Kryeministren Takaichi për të forcuar dhe avancuar më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës