Prishtinë 17 Tetor 2025
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mirëpritur një delegacion të gjerë prej dhjetë deputetësh nga grupe dhe komisione të ndryshme parlamentare të Finlandës, të shoqëruar nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Deputetëve finlandezë Basha u shprehu mirënjohjen e thellë shtetërore për mbështetjen e vazhdueshme që vendi mik e partner i Finlandës dhe populli finlandez i kanë dhënë Kosovës ndër vite, mbështetje kjo jashtëzakonisht e çmuar në rrugëtimin e konsolidimit demokratik dhe shtetndërtues të vendit tonë.
Në diskutimet e zhvilluara, në përgjigje të interesimit të lartë të deputetëve, kryetari ritheksoi perspektivën evropiane të Kosovës dhe aspiratat e saj të fuqishme për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Ne jemi popull që besojmë në vlerat perëndimore të demokracisë, të drejtës, të mirëqenies, barazisë dhe të lirisë, mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Përkundër sjelljeve të vazhdueshme penguese, agresive dhe destruktive të Serbisë, angazhimi ynë mbetet garantimi i integritetit territorial, sigurimi i mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë dhe avancimi në rrugën tonë të integrimit evropian”, theksoi Basha.
Kreu i Kuvendit potencoi gjithashtu se Kosova është e dëshmuar për nga përkushtimi në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve si shoqëri gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar, pa asnjë dallim, ka vend të barabartë në jetën publike dhe politike të vendit, me të gjitha të drejtat e garantuara kushtetuese dhe ligjore.
Ai po ashtu potencoi faktin se shteti ynë ka ndërmarrë reforma të thella institucionale, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke e luftuar me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Kjo vërtetohet edhe me matjet e indekseve kredibile ndërkombëtare, që Kosovën e vlerësojnë si vend që garanton lirinë e shprehjes dhe që po shënon progres të gjithëmbarshëm ekonomik, duke dëshmuar kështu orientimin tonë të qartë drejt të ardhmes në familjen evropiane”, tha kryetari Basha.

Kërkohen masa të rrepta dhe ndëshkime për kompanitë e ndërtimit që s’i respektojnë rregullat për sigurinë e punëtorëve
Sektori i teknologjisë në Kosovë ul ndjeshëm papunësinë e të rinjve
Gjashtë ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është ‘sinjal i fortë politik
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999
“Kosova është Serbi, kam marrë peng dy shqiptare”, rusi kërcënoi me bombë në Rinas, SPAK kryen hetimet