Prishtinë 16 Tetorr 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se pas ceremonisë së nderimit nga U.S. Army War College, është rikthyer në kampusin që siç thotë ai, zë një vend të veçantë në jetën dhe karrierën e tij.
Ai ka theksuar se ky kolegj, krahas Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, “përfaqëson jo vetëm një periudhë të rëndësishme të formimit tim profesional, por edhe një përvojë jetësore që më ka ndihmuar të zhvilloj lidershipin, të ndërtoj raporte ndërpersonale dhe të krijoj ura bashkëpunimi”.
Maqedonci ka shtuar se rikthimi pas gjashtë vitesh i ka sjellë “një ndjenjë të veçantë nostalgjie, por edhe krenarie që kontributi im profesional dhe përkushtimi në fushën e mbrojtjes janë vlerësuar nga institucioni ku u formësova për nivelin e drejtimit strategjik”.
“Është një privilegj i rrallë të rikthehesh aty ku gjithçka nisi dhe të ndihesh pjesë e një historie të madhe që vazhdon të frymëzojë brezat e ardhshëm të liderëve ushtarakë dhe të fushës së sigurisë”, ka deklaruar ministri Maqedonci.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind