Prishtinë 15 Tetor
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar ndaj tre të pandehurve serbë, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Bëhet fjalë për të pandehurit Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič. Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të tyre, pasi që të pandehurit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
Në komunikatë, Gjykata Themelore iu ka bërë thirrje të tre të pandehurve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
“Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve Dušan Gavranič, Zoran Šarac dhe Žarko Cvetanovič, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente,” thuhet në njoftim.
Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar të mbahet më 22 dhjetor, në ora 13:15.
Gjykata ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind