Prishtinë 15 Tetor 2025
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jajhaga është pritur në një vizitë në komandën më të madhe të NATO-s që e mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, në Napoli e Itali.Aty mori pjesë, me ftesën e Admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës të Forcave të Përbashkëta, e ku tha se kjo është vizita e parë nga Kosova që bëhet në këtë komandë. Ish-presidentja tha të kenë biseduar mes tjerash për rolin që Kosova luan si partnere e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.“E nderuar me ftesën e Admiralit Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës të Forcave të Përbashkëta, për një vizitë të parë nga Kosova në komandën më të madhe të NATO-s që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, në Napoli, Itali. Gjatë vizitës, pata mundësinë të bashkëbisedoj me ekipin drejtues për integrimin e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe të shkëmbej mendime për rolin që Kosova luan si partnere e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon. Admiralin Munsch e përgëzova për punën e jashtëzakonshme të NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në Kosovë, që për më shumë se dy dekada kanë garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët tanë. Gjithmonë falenderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky i cili shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë”, ka shkruar Jahjaga.Ndër të tjera, Jahjaga nënvizoi se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike.“Në fund shpreha thellësisht mirënjohjen time për udhëheqjen, partneritetin dhe miqësinë që Admirali Munsch dhe NATO e kanë ndërtuar me popullin e Kosovës. Bashkëpunimi ynë dëshmon se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike”, ka shkruar ish-presidentja.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind