Prishtinë 14 Tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
E para e shtetit ka falënderuar Perestrellon për nominimin e tij për çmimin për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që ka ndarë vlerësimin për presidenten si dhe për të gjitha gratë e Kosovës.
“Diskutuam për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit tonë në anëtare të asociuar – një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftimin e presidentes.
Madje, ajo ka bërë të ditur se ka rikonfirmuar se Kosova do të shfrytëzojë këtë mundësi për anëtarësim në NATO.
“Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”, tha ajo ndër të tjera.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind