Prishtinë, 14 tetor 2025
Pas një pune me angazhim gati njëvjeçar të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, rreth grumbullimit të dokumentacionit që kanë vlerë historike e juridike, ky agjencion ka marrë në pronësi material arkivor të komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të periudhës 1953 – 1999, të cilat tashmë ruhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës – Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës.
“Materiali i pranuar përfshin: Komuna e Leposaviqit – 731 kuti arkivore, 46 libra procesverbalesh, 3 libra amë të gjendjes civile dhe 5 regjistra të librezave të punës (1953–1999), Komuna e Zubin Potokut – 204 fashikuj (1985–1999), Komuna e Zveçanit – 107 kuti arkivore dhe 15 libra/regjistra (1960–1999). Ky material arkivor pasuron fondin e ASHAK-së dhe shënon një hap të rëndësishëm për ruajtjen, mbrojtjen dhe vënien në shërbim të dokumentacionit me vlerë historike, juridike dhe kulturore”, thuhet në një njoftim të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës