Prishtinë, 13 tetor 2025
Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 – 2026. Kjo ministri thotë se nga sot, qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë përmes platformës eKosova.
Kanë bërë të ditur se familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi thonë se të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin 2025.
“Megjithatë, nëse keni ndryshuar ndonjë informacion, si numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehsori elektrik, ato mund t’i përditësoni lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet dhe më pas duke klikuar “Apliko”, thuhet në sqarimet që i ka bërë kjo ministri sa i përket këtij aplikimi.
Ministria e Financave thotë se ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme gjatë stinës së dimrit për të lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.
MF-ja i ka bërë të ditura kriteret për qytetarët që duan të jenë përfitues të këtij programi.
“Kriteret kryesore të përfitimit: Shtetas të Republikës së Kosovës, të ardhura deri në 150 € për anëtar, pasuri të paluajtshme deri në 100,000 €”, thotë MF-ja.
Kanë bërë të ditur se subvencioni realizohet sipas formulës së përllogaritjes e cila është e bazuar në të ardhurat mesatare të familjes dhe lartësisë faturës së energjisë elektrike për muajin përkatës.
“Aplikimi mbetet i hapur për 6 muaj, por ftojmë të gjithë aplikuesit e rinj dhe ata të vitit të kaluar që kanë ndryshime në të dhënat e tyre që të aplikojnë në muajin tetor pasi pagesat në mënyrë retroaktive nuk do të realizohen”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë Ministria e Financave lidhur me hapjen e aplikimit për Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 – 2026 .

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize